E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, kërcënoi me granata një shtetas, arrestohet

Në pranga përfundoi shtetasi Xhevat Halilaj, 30-vjeç, lindur dhe banues ne fshatin Canaj, komuna Bicaj. 

Ai u kap nga forcat e Policisë Kukës, me dy granata defensive, te cilave ua kishte hequr siguresat, duke kanosur seriozisht për jete shtetasin G.S.

Nga forcat e policisë Kukës është bërë e mundur largimi i tij nga vendngjarja dhe më pas i janë hequr dhe marrë nga duart dy granatat, të cilat i mbante pa siguresë. Gjithashtu, këtij shtetasi i janë gjetur dhe marrë edhe dy granata të tjera defensive, të cilat i mbante të fshehura në trup.

Në vijim te këtij operacioni, është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku është gjetur dhe sekuestruar një granate dorë defensive pa ndezës. Materialet i kaluan prokurorisë se rrethit gjyqësor Kukës për veprën penale  të “kanosjes” dhe “prodhimit dhe matjes pa leje të bombave apo minave, lendeve plasëse”. /Start/

                                                                                             2012-05-27 09:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›