E Shtunë, 31 Tetor 2026

Matura, nis hartimi i pyetjeve për provimin e letërsisë

Me përzgjedhjen e pyetjeve për Maturën Shtetërore menjëherë do të nisë shpërndarja e testeve dhe bazës materiale në shkollat e mesme.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Provimeve, Alfons Harizaj, sqaron se këtij provimi do t’i nënshtrohen mbi 42 mijë maturantë.

“Një ditë përpara datës së provimit ne bëjmë shpërndarjen e materialeve, ku më kryesori është testi. Më pas, me mbylljen e ditës së provimit, me të njëjtën procedurë materialet kthehen mbrapsht dhe bëhen gati nga ne për fazën e dytë, që është vlerësimi i testeve”, tha Harizaj.

Ai bëri të ditur se testi për provimet me detyrim do të vlerësohet me 50 pikë, ndërsa për ato me zgjedhje me 40 pikë.

Gjithashtu Harizaj sqaron se formulari A2 për pranimet në universitetet publike do të plotësohet pasi maturantët të kenë në duar të gjitha notat e provimeve të maturës.

Viti 2012 është viti i parë që nxjerr maturantë me sistemin e ri të shkollës së mesme, me një kurrikul të re, që zgjat 3 nga 4 vjet që ka qenë.
/Start/

                                                                                             2012-05-26 17:34
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›