Padia për shpifje, Tahiri: I qëndroj deklaratave të mia për fëmijët e Berishës
TIRANE- Është zhvilluar sot në Gjykatën e Tiranës seanca e radhës në ngarkim të deputetit Sajmir Tahiri, i cili është paditur për shpifje nga fëmijet e kryeministrit Berisha, Argita Malltezi edhe Shkëlzen Berisha. Në procesin e sotëm gjyqësor trupi gjykues ka dëgjuar pretendimet e palëve.
Të përfaqësuar nga avokati mbrojtjes, Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha kanë kërkuar dëmshpërblim nga deputeti Tahiri, me pretendimin e një dëmi moral që ka shkaktuar ndaj tyre deklarata e deputetit socialist, e cila sipas tyre është e pavërtetë dhe e pabazuar në prova.
Aktpadija bazohet në një deklaratë e deputetit Tahiri në media, me datë 7 tetor 2011, ku ai deklaroi se “Sali Berisha është i korruptuar, i biri dhe e bija janë të përfshirë në korrupson”. Vetë deputeti Tahiri deklaroi në përfundim të seancës së sotme gjyqësore se i qëndron deri në fund deklaratave të thëna, ndërsa ka kërkuar të merren si dëshmitarë në proces, ish Shefi i Shtabit Luan Hoxha, Mihal Delijorgji, biznesmeni Damir Fazllic, etj.
“E sigurtë është një gjë, që unë nuk i tërhiqem asnjë centimetër deklaratave të mia, sipas të cilave fëmijët e kryeministrit kanë qënë dhe janë të korruptuar”,- u shpreh Tahiri, pasi doli nga gjykata.
Ndërkohë, në një prononcim për mediat, deputeti socialist Eduard Shalsi, i cili ndoqi nga afër zhvillimet e procesit të sotëm kërkoi nga Argita dhe Shkëlzen Berisha të tërheqin padinë në ngarkim të deputetit Sajmir Tahiri. Shalsi theksoi se nëse ka një person që ka abuzuar me shpifje, është vete kryeministri i vendit Sali Berisha.
“Nëse Shqipëria ka njohur këto 20 vite, një njëri që ka shpifur mbi kundërshtarët politik, por jo vetëm ai ëshë ati i tyre Sali Berisha. Jemi këtu për ti thënë të gjithë shqiptarëve dhe për ti bërë një thirrje fëmijëve të Sali Berishës, të heqin dorë nga kjo padi që e konsiderojmë qesharake dhe të shëmtuar”,- u shpreh Shalsi.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)