Damka e Turpit" e Hawthorne, për herë të parë në shqip
TIRANË- Romani "Damka e turpit", e konsideruar si kryevepra e autorit amerikan, Nathaniel Hawthorne, do të mund të lexohet për herë të parë në shqip, i përkthyer nga Amik Kasoruho.
Gjatë promovimit të librit, paraditen e sotme në MTKRS, përkthyesi Kasoruho u shpreh se përmes leximit të këtij libri çdo lexues do të kuptojë që në shoqërinë njerëzore, sidmos në atë shqiptare, kanë mbetur ende gjëra të pazgjidhura. "Ky libër do t’i ndihmojë të krijojnë një vizion të ri për problemet që shtron autori amerikan”, tha Kasoruho.
Sipas përkthyesit të mbi 60 veprave të gjuhën shqipe, autori i këtij romani sjell një mesazh që edhe pas 150 viteve nga shkrimi i tij mbetet një libër aktual, jo vetëm për shoqërinë shqiptare.
"Për femrat uroj të jetë një mundësi emancipimi të mëtejshëm, një mundësi për t’i dhënë një vetëdije më të plotë personalitetit të saj si femër dhe për mashkullin të kuptojë që në momente të caktuara të historisë, ndoshta edhe sot e kësaj dite, diskriminon pa të drejtë femrën", tha Amik Kasoruho.
150 vjet më parë, shkrimtari amerikan Nathaniel Hawthorne, me “Damkën e turpit", ndihmoi shoqërinë amerikane të shpërfillte dhe të rindërtonte konceptet etike që lidhen me gruan, rolin e saj dhe portretin që ajo rrezaton në shumësinë e ndjenjave, emocioneve, asaj që ka dhe di të japë me dinjitet, qoftë edhe duke humbur.
"Damka e turpit", e konsideruar nga përkthyesi Kasoruho si një ndër romanet më të bukur që ka lexuar, është një histori dashurie prekëse, i vështirë për t’u përkthyer për shkak të sintaksës së fjalive dhe shkollës së krijimit që i përket autori Hawthorne.
Romani është i bazuar në një histori të vërtetë. Ndjenja e fajit që i vishet me dhunë gruas kurorëshkelë i përngjan në mënyrë të frikshme fjalëve dhe sjelljeve dënuese që shoqëria jonë 'moderne' hedh mbi gratë dhe vajzat që janë nëna të pamartuara. Para një shekulli e gjysmë, Hawthorne-i i dënoi këto qëndrime si të prapambetura…por, si gjykohen ato ende sot?
Romani tregon historinë e Ester Prinit, e cila pasi lind vajzë pas një lidhjeje jashtëmartesore, vendos të ndërtojë jetë të re, bazuar mbi pendimin dhe dinjitetin e gruas së pavarur. A do t’ia dalë me mëkatin mbi shpinë, në mes të hipokrizisë dhe të presionit të një shoqërie puritane?
Amik Kasoruho jeton mes Italisë dhe Shqipërisë. Është autor i disa librave: "Një ankth gjysmëshekullor", "Çmimi i një ëndrre", botuar në Itali, "Midis qiellit dhe burgut" dhe romanin autobiografik "Ikje nga trilli i perëndive". Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O'Brian, John Selby, etj.
(ma.ar/BalkanWeb)