Elbasan, zjarri në rrethana të paqarta djeg pjesërisht një banesë
ELBASAN-Një zjarr qe ka rënë në rrethana ende të paqarta ka djegur pjesërisht banesën e shtetasit Begat Kulloli, në Bushek, të komunës Shushicë në rrethin e Elbasanit.
Burime të repartit të zjarrëfikëses bëjnë të ditur se zjarri i rënë te shtunen ka djegur të gjitha mobiljet e banesës. Fatmirësisht ndërhyrja e menjëhershme e zjarrëfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, të cilat u përhapën me shpejtësi dhe rrezikuan edhe banesat përreth.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e zjarrit.
(d.b/BalkanWeb)