Trafiku i drogës, lihet 40 ditë në burg kryekomunari Klevis Muja
SHKODER - Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër e ka konsideruar të ligjshëm arrestimin e Klevis Mujës dhe ka vendosur për të, arrest në burg 40 ditë, për akuzën “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”. Për këtë akuzë dënimi shkon deri në 20 vite burg. Paraditen e djeshme, u zhvillua vlerësimi i masës së sigurisë për 38- vjeçarin Muja, kryetar i Komunës Rrethina në rrethin Shkodër.
Trupi gjykues kryesohej nga Arbër Çeliku ndërsa prokuror ishte Ermir Lelçi. Kryekomunari mbrohej nga avokati Ardian Visha, i cili kundërshtoi vendimin e gjykatës, duke e quajtur të padrejtë. Prokurori i çështjes, Ermir Lelçi fillimisht bëri prezantimin e provave shkresore të ardhura nga Drejtoria e Marrëdhënieve Juridiksionale me jashtë pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ministria e Brendshme dhe Zyra Kombëtare Interpol Tirana. Lelçi sqaroi se shpallja në kërkim ndërkombëtar e Klevis Mujës është bërë mbi bazën e urdhër- arrestit të caktuar me vendim të gjykatave italiane. Në fund, prokurori i çështjes ka kërkuar si masë sigurie ndaj 38-vjeçarit, arrest në burg me afat 40 ditë.
Kërkesa e prokurorit është hedhur poshtë nga avokati Ardian Visha, i cili ka kërkuar që të rishikojë të gjithë informacionin dhe provat që ka prokuroria. Ai ka pohuar se ka parregullsi në procedurën e arrestimit të Klevis Mujës dhe ka kërkuar “arrest në shtëpi”, nisur edhe nga fakti se klienti i tij është person me reputacion dhe kryetar i njërës prej komunave më të mëdha në Shkodër. Por kërkesa e avokatit nuk është marrë parasysh.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)