Pengmarrësi Romeo Leka pranon të ketë kryer edhe dy vrasje
Autori i Lajmit: Redaksia
Romeo Leka, 25-vjeçari që tërhoqi vëmendjen e qytetarëve të Tiranës dy ditë më parë, duke grabitur një bankë më mes të ditës, e më pas duke marrë peng një vajzë 19 vjeç, ka pranuar në polici që ka kryer edhe dy vrasje. Leka mësohet se ka pranuar autorësinë e vrasjes në Athinë të 21-vjeçarit Renato Krasniqi, më tetë mars të këtij viti. Ndërsa, ai mësohet se ka pranuar para hetuesve dhe një tjetër vrasje, e cila për arsye hetimi nuk është bërë ende publike. Ndërkohë që Leka, nga Mirdita ka pranuar dhe një sërë grabitjesh të kryera sa në Shqipëri dhe në Amerikë. Ai dyshohet të jetë personi, i cili ka kryer disa nga grabitjet e ndodhura muajt e fundit në disa banka në Tiranë. Leka para dy ditësh ka hyrë në ambientet e “Hotel Rogner” në Tiranë dhe i është drejtuar punonjëses së një banke që ndodhej aty. Gjatë bisedës ka nxjerrë pistoletën dhe i ka kërkuar gjithë paratë që i ndodheshin. Duke marrë rreth 1 milionë lekë, ka arritur të dalë nga hoteli luksoz dhe aty është pikasur nga rojet e ndërtesës. Leka duket se e ka nuhatur një gjë të tillë dhe ka nxjerrë pistoletën, duke marrë peng dhe një vajzë, të parën që ka rastisu në portën kryesore të Hotel Rogner. Pengmarrja rezultoi sa shqetësuese aq edhe spektakolare e qesharake, teksa i riu me vajzën për dore dhe me pistoletën në dorën tjetër ka bërë një xhiro nëpër bulevard, dhe i është drejtuar Presidencës. Në xhiron e tij e ndiqnin jo vetëm policët e komisariatit numër 2 dhe 4, dhe RENEA, por dhe kamerat e TV-ve, që kane nisur transmetimin LIVE. Në fund ai është dorëzuar, duke hedhur pistoletën përtokë, ndërsa fatmirësisht vajzës nuk i ka ndodhur asgjë.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010