Rebelimi i komandove për pagën, shkarkohen 29 oficerë në Afganistan
Autori i Lajmit: Redaksia
Janë 29 nënoficerë të regjimentit komando, që kanë shërbyer me mision paqeruajtës në Afganistan, të cilët janë liruar nga ushtria me motivacionin ulje të dinjitetit ushtarak në misione jashtë atdheut dhe rebelim kundër institucionit.
Shkaku i lirimit të tyre ka ardhur pas rebelimit të këtyre të fundit për mosmarrjen e pagës së premtuar kur janë nisur nga Shqipëria. Lajmi konfirmohet nga burime të Ministrisë së Mbrojtjes dhe një pjesë e ish-ushtarëve pjesëmarrës në misionin e fundit në Afganistan.
Motivacioni
Me të njëjtin motivacion, shtatë oficerë komandues të këtij misioni sapo janë kthyer në Shqipëri, janë ulur në grada dhe transferuar në reparte të tjera dytësore pjesa më e madhe e tyre jashtë Tiranës. Madje, kësaj kompanie nuk i është ofruar as edhe pritje zyrtare me rastin e mbërritjes në atdhe. Burime pranë Ministrisë se Mbrojtjes thonë se ndëshkimi i tyre, ka ardhur pasi ushtarakëve u ndalohet rebelimi në grup, sikurse këta kanë vepruar gjatë kohës që ndodheshin me mision paqeruajtës. Në realitet nuk bëhet fjalë për ndonjë rebelim të armatosur brenda strukturave të ushtrisë, por për kundërshtime të pagesës që u është dhënë e që sipas ushtarakëve nuk ishte e barabartë me atë që u ishte premtuar kur ishin nisur nga Shqipëria. Në kontratat e firmosura me Ministrinë e Mbrojtjes, komandot do të paguheshin 60 dollarë në ditë pa tatime. Por, një vendim i qeverisë shqiptare për tatimin me 10 për qind të pagave ka mbërritur deri edhe ne Afganistanin e largët, duke reduktuar pagesën e ushtarakëve shqiptarë në 54 dollarë në ditë. Ushtarakët e kanë kundërshtuar tatimin e pagës së tyre, duke kërkuar respektimin e kontratës së firmosur në Tiranë, duke refuzuar të dalin edhe në mision.
Rebelimi
Rebelimi i ushtarëve shqiptarë, mësohet të ketë mbërritur deri në zyrën e kryeministrit Berisha, nga zyra e të cilit është propozuar rritja e pagesës për periudhën deri në përfundim të misionit. Ata e kanë vazhduar misionin mes kundërshtive, kërkesave dhe refuzimit të herëpashershëm të kryerjes së shërbimit dhe sapo kanë mbërritur në Shqipëri janë ndëshkuar me masa disiplinore.
Ky lajm është publikuar: 21/03/2010