Elbasani, Karçev qëndron, pritet Dabulla

Elbasani – Maqedonasi Nikola Karcev do të qëndrojë me Elbasanin. Qëndërmbrojtësi është një nga lojtarët më të mirë të verdhblve, që renditen në vendin e tretë pas Dinamos e Partizanit. Nga kampi i presidentit Arben Laze flitet se mbrojtësi Rezart Dabulla mund të nënshkruarë me skuadrën e Alimehmetit. Dabulla, aktualisht te Shkumbini, ka një CV të pasur pasi më parë ka luajtur me Lushnjën, Tiranën e Vllazninë. Në proces e sipër është blerja e vlonjatit Artan Sakaj, për të cilin u fol se kishte nënshkruar për Teutën. Edhe Roland Nënaj është në fokusin e Elbasanit. Laze vazhdon kontaktet me shqiptaro-maqedonasin Artim Shaqiri dhe brenda ditës së sotme do të ketë një përgjigje përfundimtare. Të larguar nga Elbasani janë Edlir Tetova dhe Shpëtim Babaj, që të dy të federuar me Teutën për pjesën tjetër të sezonit. Përsa i përket vendit se ku do të zhvillohet përgatitorja, ende nuk është vendosur asgjë, pasi janë tre alternativa: Mali i Zi, Maqedonia dhe së fundi, po theksohet më shumë mundësia e qëndrimit në Elbasan.
Albania Sport