E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana, stërvitje në Kemer në sytë e menaxherëve

Tirana vazhdon përgatitjet në Kemer të Turqisë, ku ka zhvilluar edhe stërvitjet e para. Skuadra bardheblu ndiqet nga një numër i konsiderueshëm menaxherësh, të cilët kanë krijuar edhe kontaktet e para me lojtarët e rinj dhe cilësorë të kampionëve të Shqipërisë. Në fokus janë : Hyka, Arapi dhe Xhafa. Lajmet më të fundit nga kampi bardheblu flasin për një interesim të saj pë sulmuesin e Dinamos, Sebino Plaku, i icli në fakt,pret të nëshkruajë për norvegjezët e Ham-Kamit.
HYSENI - Trajneri Astrit Hafizi ka dhënë paraprakisht pëlqimin për disa ngatë huajt që janë testuar ditët e fundit te Tirana. Kosovari Berat Hyseni (23 vjec, mesfushor i avancuar) ka firmosur tashmë. Një "OK" ka marrë edhe qëndërmbrojtësi shqiptaro-kroat, Lekë Kcira (23 vjec).
DURO - Edhe pse ende jo zyrtarisht, mesfushori shkatërrues francez, Loren Mohelebi (24-vjec), mund të konsiderohet pjesë e e Tiranës për pjesën tjetër të sezonit. Lojtari i rezervave të PSG-së mbërriti sot në Turqi, ashtu si Klodian Duro, i cili nuk udhëtoi bashkë me grupin për arsye personale. Duro ka një të kaluar në Turqi me disa klube të atij vendi.
UASHINGTON- Përshtypjet e fundit për sulmuesin brazilian Zhunior Uashington do të jepen në Antalia dhe bashkë me të, Hafizi do të thotë "po" ose "jo" edhe për mesfushorin e majtë, maqedonasin 25-vjecar Sasho Gjoreski. Sulmuesi Mate Dragevic (kroat) është një tjetër alternativë për vijën e parë të Tiranës, kur tashmë të larguar janë veterani Eldorado Merkoci dhe 23-vjecari Oriand Abazaj, i cili me sa duket do të rikthehet te Kastrioti.
MIQËSORE- Për periudhën 13 ditore, Tirana ka palanifikuar të zhvillojë tre-katër ndeshje miqësore, por ende nuk ka ndonjë emër kundërshtari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›