E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhjanët, projekte të mëdha

Besëlidhja- Skuadra lezhjane do ta zhvillojë fazën përgatitore në Ohër të Maqedonisë, aty ku më parë trajneri i Besëlidhjes, Neptun Bajko, ka stërvitur edhe ish-Partizanin e tij. Me lezhjanët janë bashkuar portieri Ervis Koci (nga Kastrioti), por dhe një brazilian, Fernando Paulinio (25 vjec) i cili disa vite më parë ka luajtur me Partizanin. Në projektet e Besëlidhjes janë disa lojtarë cilësorë: Rezart Dabulla, Saimir Patushi, Alpin Gallo, Erald Turdiu si dhe Marius Ngjela, i cili pret të zgjidhë në FSHF konfliktin me skuadrën e tij, Skënderbeun. Gjatë qëndrimit në Ohër do të provohen edhe disa lojtarë nga kampionati maqedonas.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›