E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kastrioti, “arratisje” drejt Malit të Zi

Kastrioti- Skuadra krutane do të udhëtojë të martën në Malin e Zi, ku do të kryejë edhe një minifazë 10-ditore përgatitore. Sipas lajmeve që vinë nga kampi i Vasil Bicit, akoma nuk është konfirmuar lista zyrtare të atyre që do të udhëtojnë drejt vendit fqinjë, pasi në stërvitjet e fundit kanë qenë edhe dy futbollistët afrikanë Ziambo e Osuji. Me grupin në stërvitje janë rikthyer edhe Rrizavanolli e Arifaj, të cilët tashmë janë të riaftësuar. Të larguar janë Bokotoloa, Binogol dhe Turdiu.
Albania Sport

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›