Elbasani fiton 1-0 me Dinamon. Gol i Ilir Qorrit

Kampioni i Shqipërisë, Elbasani fitoi ndeshjen miqësore me Dinamon të zhvilluar dje në Pogradec me rezultatin e ngushtë 1-0. Golin e vetëm të takimit e shënoi sulmuesi i Elbasanit, Ilir Qorri në minutat e fundit të takimit. Kjo ishte miqësorja e katërt gjatë fazës përgatitore. Në tre miqësoret e zhvilluara deri tani, Elbasani ka fituar 1 (kundër Tiranës 3-1), barazuar 1 (me Vardarin e Shkupit 2-2) dhe humbur 1 (me Vardarin 2-0). Sfida e parë zyrtare e Elbasanit është ajo kundër ekipit kampion të Lituanisë, Ekranas e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve.