E Shtunë, 31 Tetor 2026

CSKA/ Markov: “Në Tiranë për të fituar me Dinamon”

Trajneri i CSKA-së së Sofjes, Plamen Markov pohoi se ndeshja miqësore me kampionen e Maqedonisë, Rabotnicki Kometal e fituar 2-0 (gola te Florentino Petre) nuk shërben ende për për të konsoliduar ekipin e tij, por paralajmëroi përmes shtypit bullgar se do të shkojë në Tiranë për të fituar me kundërshtarin e saj në Kupën UEFA, Dinamon e Tiranës. "Ne e dimë se ndeshja në Tiranë është e vështirë. Me informacionet që kam siguruar e vlerësojmë Dinamon si një ekip shumë të mirë, por kam besim se do të fitojmë. Ne e dimë se kushtet atmosferike në Tiranë janë të nxehta, por koha dhe orari i hershëm i ndeshjes nuk përbën asnjë problem për ne", -thotë Markov për shtypin bullgar, që sillet në albania-sport.com nga gazetari bullgar Ivo Andreev. CSKA ka regjistuar në listën e saj të dërguar në UEFA edhe futbollistin Janev, pasi ende nuk ka një përgjigje nga klubi francez Grenoble në lidhje me transferimin e tij zyrtar, pavarësisht se lojtari bullgar i kaloi testet.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›