E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani, katër autorë golash në Europë

Partizani edhe pse u eliminua nga Kupa Intertoto qysh në turin e parë nga skuadra qipriote Ethnikos Achnas, pas një humbje në Qipro (4-2) dhe një fitoreje në Tiranë (2-1), shënoi katër gola në dy takimet. Janë katër autorë të katër golave të skuadrës së kuqe: Elis Bakaj (66'), dhe Arjan Sheta (78'), autorë të dy golave në ndeshjen e parë të humbur 4-2, dhe Dorian Bylykbashi (29')dhe Arbër Abilaliaj (90'), autorë të dy golave në ndeshjen e dytë të fituar 2-1. Partizani në dy takimet me skuadrën qipriote shënoi 4 gola dhe pësoi 5 të tillë. Interesant është fakti se futbollisti i skuadrës qipriote AS Ethnikós Áchnas, Marko Kmetec, ka shënuar katër gola në dy ndeshjet e turit të parë (po aq sa ekipi i Partizanit. Kmetec është shënuesi i dytë më i mirë i turit të parë në Kupën Intertoto, ndërkohë që më shumë gola ka shënuar Robert Rak (FC Nitra) me 5 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›