E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani i rikthehet tradites qytetaret pastrojne rruget

Bashkia e Elbasanit është duke kthyer traditën e hershme të mbajtjes pastër të rrugicave, shesheve dhe lagjeve të qytetit.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, ky institucion në bashkëpunim me disa OJF dhe qytetarë të Elbasanit kanë ndërmarrë disa aktivitete për një qytet të pastër dhe të gjelbëruar.

Aktivitetet kanë nisur në Parkun Rinia ku janë pastruar mbeturinat, janë mbjellë fidanë të rinj dhe janë lyer me gëlqere trungjet e pemëve.

Kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini, i ndjekur nga përfaqësuesi i Korpusit të Paqes në Shqipëri, kanë mbjellë një pemë duke ndjekur të gjitha iniciativat për mbajtjen pastër të qytetit për të rikthyer atë që kanë pasur traditë familjet elbasanase, mbajtjen pastër të ambjenteve të përbashkëta dhe shtimin e gjelbërimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›