E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani, me “një këmbë në varr”Eshtë për të ardhur keq për Elbasanin, që në periudhën 2002-2009, arriti të shpallej kampion në sezonin 2005-2006 dhe nënkampion në atë 2004-2005

Elbasani mund të rikthehet (me 99%) pas gjashtë sezonesh në Kategorinë e Parë, edhe pse Bashkia e Elbasanit e presidenti (ende i burgosur) Arben Laze shpenzuan shuma të jashtëzakonshme (rreth 600 milionë lekë të vjetra) në merkaton verore e dimërore, duke pasur në gjirin e vet disa futbollistë cilësorë.

Elbasani do të luajë javën e fundit në shtëpi me Teutën (pa asnjë objektiv), por dhe Bylisi luan me Dinamon (pa asnjë objektiv)e Apolonia luan kundër Shkumbini (pa asnjë objektiv), ndërsa Lushnja e Partizani do të diskutojnë “finalen e vogël” të mosrënies direkt nga Superliga.

Në fakt, është për të ardhur keq për Elbasanin, që në periudhën 2002-2009, arriti të shpallej kampion në sezonin 2005-2006 dhe nënkampion në atë 2004-2005.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA XXXII, 16.05.09

Vllaznia-Lushnja 1-1
Sinani 7’/ Bubeqi 45’

Partizani-Elbasani 2-1
Ngjela 11’, 88’/ Yshmeri 77’(p)

Dinamo-Tirana 2-3
Isufi 56’, Bakaj 92’/ Agolli 13’, Lilaj 39’, Sorra 77’

Besa-Apolonia 0-2
/Shoshi 12’, Haxhibuliç 89’ (p)

Shkumbini-Bylis 0-2
Shiroke 48’, 86’

Teuta-Flamurtari 2-3
Dosti 39’, Vila 82’/ Çaushaj 36’(11-m), Galica 50’, 62’
Renditja
Nr. Ekipi        ND    P
1. Tirana         32     65
2. Vllaznia     32     64
3. Dinamo         32     52
4. Teuta         32     44
5. Shkumbini     32     44
6. Besa         32     40
7. Flamurtari     32     39
8. Partizani     32     36
9. Apolonia     32     35
10. Bylisi     32     34
11. Lushnja     32     33
12. Elbasani     32     32

JAVA 33/ 23.05.2009
(Java e fundit e sezonit)

Tirana-Vllaznia
Bylisi-Dinamo
Apolonia-Shkumbini
Flamurtari-Besa
Elbasani-Teuta
Lushnja-Partizani

E Shtune, 16 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›