Elbasani, merkato me "dy dyer"
Elbasani eshte duke zhvilluar fazen pergatitore te dimrit ne Maqedoni. Nen drejtimin e trajnerit, Mirel Josa verdheblute do te kene ne sherbim edhe nje lojtar tjeter, Toni Moglensi, i cili eshte bashkuar ne Maqedoni dhe pritet te federohet bashke me te tjeret, qe kane nenshkruar me pare. Jane disa lojtare te rendesishem si Dede, Karcev, Qorri dhe Pema qe kane nenshkruar ne ditet e kaluara. Por nga ana tjeter nje pjese e futbollisteve qe luajten gjate fazes se pare te ketij sezoni, nuk i jane bashkuar Elbasanit ne ditet e para te pergatitjeve. Lojtaret nga kryeqyteti, qe ne gjysmen e pare te kampionatit ishin pjese e Elbasanit ende nuk kane vendosur, nese do qe qendrojne apo do te largohen neper ekipe te tjera, gjate fazes se dyte. Kjo varet nga Partizani, pasi presidenti i te kuqve Albert Xhani ndodhet ne Greqi dhe pritet te rikthehet keto dite, ne Shqiperi.