E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetevritet ne kasolle, pas kthimit nga Greqia 19-vjecari

Nje 19-vjecar i ka dhene fund jetes duke u vetevarur ne kasollen afer shtepise se tij, vetem pak dite pas kthimit nga emigrimi ne Greqi. Albert Allhidri, banues ne Rrajce te Librazhdit, eshte gjetur nga babai i tij, i flijuar ne litar. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 19:00 te mbremjes se djeshme, ndersa sipas deshmise se familjareve 19-vjecari, prej ditesh qendronte i merzitur pas kthimit nga Greqia. Allhidri mesohet se ka rene ne depresion, kurse prinderit nuk e kane menduar se ai do te shkonte deri ne aktin fatal. Sipas burimeve nga grupi i hetimit, 19-vjecari Allhidri kishte marre nje litar, qe sherbente per bagetite dhe e kishte lidhur ne traun e kasolles, kurse lakun ne fyt, duke kryer keshtu aktin fatal te veteflijimit. Dyshohet se i riu ka rene ne depresion nga mungesa e punes ne shtetin fqinj dhe varferia ne vendlindje.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›