Pergatitje dhe merkato "live" nga Turqia
Aranit Muraci
Tirana, Besa, Apolonia dhe Dinamo jane "shperngulur" dhe jane vendosur keto dite ne Turqi, ku po zhvillojne fazen pergatitore te dimrit. Ekipet shqiptare do te qendrojne per afro 2 jave ne token turke. Ne nje kompleks, me kushte te pershtatshme dhe me infrastrukture moderne, skuadrat tona do te shtojne ritmin e pergatitjeve nga dita ne dite. Si fillim, ne ditet e para stafet drejtuese te ekipeve ne fjale kane aplikuar nje program c'lodhes per shkak se udhetimi drejt Turqise, ka kaluar me probleme dhe me peripeci per secilen skuader. Gjithsesipwrgajet, tre nga kater ekipet qe kane pretendime te larta ne fund te ketij edicioni, qe ne ditet e para kane zhvilluar nga dy seanca stervitore ne dite. Besa mberriti e para dhe iu nenshtruar menjehere programit stervitor te dites se djeshme. Kavajasit dolen ne fushe, duke zhvilluar dy seanca stervitjeje. Ne seancen e paradites ekipi i eshte nenshtruar pergatitjes fizike dhe pasdite, lojtaret kane zhvilluar nje mini-ndeshje futbolli ne palestren e kompleksit. Lojtaret e Beses kane shfrytezuar maksimalisht edhe pishinen e hotelit, pjese e kompleksit modern. Me te njejtin program do te vijojne pergatitjet edhe ekipet e tjera te Kategorise Superiore. Tirana dhe Dinamo, dy ekipet kryeqytetase dhe qe jane po ashtu pretendente per te fituar titullin kampion, pritet te zhvillojne edhe nje ndeshje miqesore ne Antalia te Turqise. Ne ndryshim nga ekipet e tjera te Kategorise Superiore, te cilat kane preferuar Malin e Zi, ose Maqedonine, ne Ulqin, Vllaznia po vijon pergatitjet e dimrit. Lajm i mire per ekipin qe drejtohet nga trajneri Agim Canaj eshte se mbrojtesi i kombetares sone, Elvin Beqiri rinovoi kontraten me kuqeblute, deri ne vitin 2010. Presidenti i Vllaznise Valter Fushaj, kerkoi me ngulm qe te mbante Beqirin ne skuader. Vllaznise i eshte bashkuar edhe sulmuesi Xhevahir Sukaj dhe Klodian Semina ne merkaton e janarit dhe me keto perforcime, shkodranet do te kerkojne rikthimin e titullit ne Shkoder. Dinamo dhe Tirana do te jene rivale, per titull.