E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ne Turqi, Kraja bashkohet me Besen

Kater ekipet shqiptare, te cilat ndodhen ne Turqi, pervec pergatitjeve po vijojne njekohesisht edhe punen me merkaton e dimrit. Keshtu, ne radhet e Beses se Kavajes eshte rreshtuar edhe lojtari shkodran, Elvis Kraja. Pas prishjes se kontrates me ekipin sllovak, Kraja kishte oferte nga Vllaznia dhe Besa, por ne fund preferoi kete te fundit. Megjithese ai nuk eshte ende lojtar zyrtar i Beses, mesfushori pritet te nenshkruaje shume shpejt. Nga ana tjeter, Apolonia eshte duke zhvilluar merkato me lojtare te huaj dhe besimi, per te gjetur elementet e duhur i eshte dhene trajnerit serb, Esat Karishek. Dinamo ne merkato, pas afrimeve te fundit, do te kerkoje te afroje ata lojtare qe do te jene te lire ne tregun e janarit, ose ndonje te huaj. Nga Turqia pritet te perforcohet edhe Tirana.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›