Elbasani, në festë për "Normalen"
Në Elbasan kanë nisur përgatitjet për të kremtuar 100-vjetorin e Shkollës së parë të Mesme shqipe Normale. Aktivitetet që do të zhvillohen me rastin e çeljes së kësaj shkolle do të vijnë në
bashkëpunim mes universitetit "Aleksandër Xhuvani", Qendrës së Studimeve Albanologjike, Bashkisë së Elbasanit dhe Drejtorisë Rajonale të Arsimit. Shkolla Pedagogjike e qytetit do të përurojë muzeun e restauruar të saj në bashkëpunim me shoqatën "Normalisti". Më tej ajo do të propozojë në këshillin bashkiak emrat e mësuesve veteranë për të marrë titujt e merituar. Ndërkaq, pjesë e programit me rastin e 100-vjetorit të krijimit të shkollës së parë të mesme shqipe do të jetë edhe përurimi i Obeliskut të Arsimit, i cili është menduar të vendoset në vend të bustit të Jusuf Myzyrit. Ky i fundit është menduar të zhvendoset në një vend tjetër. Bashkia ka menduar gjithashtu të organizojë edhe një koncert të madh festiv, në bashkëpunim me qendrën e artit të Elbasanit. Ndërkaq, nuk do të mungojnë as konferencat shkencore dokumentare, ku do të marrin pjesë personalitete shqiptare e të huaj, do të çelen ekspozita me fonde që ruhen për "Normalen", dokumentarë televizivë të cilët do të nxjerrin në pah vlerat e kësaj shkolle, si dhe pritet të botohet një album historiko-pedagogjik i titulluar "Shkolla Normale e Elbasanit (1909-2009)". Normalja e Elbasanit u themelua më 1 dhjetor 1909. Ajo u hap pas Kongresit të Elbasanit, në shtator 1909. Në vitin e parë në të mësuan 140 nxënës, gjysma nga Kosova dhe Çamëria. Deri në vitin 1920, Normalja e Elbasanit është mbyllur dhe rihapur disa herë për të vijuar më tej aktivitetin.