E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, rol të rëndësishëm në fitoren e PD - PS s’ka kurrfarë programi

21-03-2013 / Gazeta 55

Arben Imami, kryetari i Grupit të Punës për PD për Qarkun e Elbasan

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Punës për PD për Qarkun e Elbasanit, është shprehur në një prononcim për mediat se është populli shqiptar ai që vendos se kush do të qeverisë pas 23 qershorit dhe se 8 vite në pushtet nuk e kanë konsumuar këtë mazhorancë qeverisëse, ndërsa ka garantuar se PD do të fitojë në Elbasan. “Partia Demokratike është sot me një mbështetje shumë më të madhe se Partia Socialiste ku ne kemi një koalicion shumë më të gjerë dhe shumë më të qëndrueshëm se Partia Socialiste. Këto janë dy arsyet pse ne do të fitojmë, por sigurisht që arsyeja që ne kemi një mbështetje më të gjerë popullore, qëndron në ato suksese të 8 vjetëve të marra së bashku që përmenda pak më pare”.
Ndërsa duke folur për PS-në, Imami ka theksuar se “Partia Socialiste nuk ka program. Partia Socialiste edhe në vitin 2005 fliste për disa reforma që ishin standarde, por nuk ka reforma standarde, ka reforma të mira ose të këqija. Ne bëmë reformat e mira dhe ndaj Shqipëria është i vetmi vend që i ka shpëtuar krizës. Në 2009 Partia Socialiste prezantoi një libër të madh, por që brenda ishte bosh për këtë arsye ishte dhe i lehtë. Tani flasin për një program ku realisht nuk ka program. Kali i betejës duket qartë që është taksa progresive, por nuk kanë thënë asgjë për këtë taksë që me sa duket është dhe thelbi i programit të Partisë Socialiste”. 
Në lidhje me koalicionet zgjedhore, Imami ka deklaruar se, “ende nuk janë përvijuar koalicionet përfundimtare elektorale, por unë jam i sigurt që ky koalicion aktual në tërësinë e tij do të jetë ai që do të përbëjë koalicionin qeverisës. Ne do të luftojmë për të fituar maksimumin e votave dhe maksimumin e vendeve në Parlament, ashtu sikurse kanë të drejtën e tyre dhe të tjerët për të njëjtën gjë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›