E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, shënjestra mbi Kotorrin e Çapjen

Elbasani i ka drejtuar sytë nga portieri i Dinamos, Elvis Kotorri. Gardiani më i mirë i sezonit të kaluar, ka qenë më parë ish-kapiteni i verdhebluve. Në fakt, bëhet fjalë për një rikthim në shtëpi për futbollistin dy herë kampion të Shqipërisë, një prej tyre me Elbasanin (2005-2006).
Në fokusin e presidentit Arben Laze është edhe mesfushori Hetlem Capja, të cilit i ka përfunduar kontrata me Tiranën. Edhe Capja, i cili pret të luajë në kampionatin qipriot, ka qenë më parë pjesë e Elbasanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›