Igli Tare edhe dy vjet me Lacion

Igli Tare përpos zërave për një largim përfundimtar nga Lacio, do të luajë edhe për dy sezone me skuadrën kryeqytetase italiane.
Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, gjeti shumë pak hapësira sezonin e kaluar në formacionin e Delio Rosit, përkundër aktivizimit të shumtë të Valon Behramit.
Tare, i cili më parë ka luajtur me Breshian e Bolonjën në Itali. Vlerësohet për karakterin e tij, që shfaqet edhe në pak minuta aktivizim.