E Shtunë, 31 Tetor 2026

Atletikë/Në kampionatin kombëtar edhe Çollaku

Federata Shqiptare e Atletikës ka nisur përgatitjet për një tjetër aktivitet të rëndësishëm në arenën kombëtare. Pas Kupës së Republikës, kalendari i "Mbretëreshës së Sporteve" do të vijojë me kampionatin kombëtar të të rriturve më 10-11 qershor. Në këtë veprimtari do të matë forcat edhe olimpisti Dorian Collaku, i cili prej kohësh stërvitet në Finlandë. Trajneri i tij Vaso Selenica tha se Collaku do të jetë në Tiranë më datën 9 qershor. Deri tani atleti Collaku ka zhvilluar edhe disa gara ku ka arritur të marrë rezultate mjaft të kënaqshme. Një ndër to është edhe rezultati 75.44 metra që ka regjistruar së fundmi dhe ku sipas Selenicës e rendit shqiptarin momentalisht të 19-in në botë. Ndërkohë tekniku Selencia shtoi se pas kampionatit do të bëjë një udhëtim për në tokën vikinge ku do të jetë për 10 ditë në dispozicion të olimpistit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›