Elbasani, shpërbërja e një ekipi kampion

Kampionët nuk preken. Por, askush nuk do të guxonte se nga ekipi kampion i sezonit të fundit 2005-2006, do të largohej një skuadër e tërë. Plot 11 lojtarë titullarë, por edhe trajeneri që solli titullin e dytë pas plot 22 vjetësh në klubin e Elbasanit me histori gati 85 vjecare në futboll.
Të vetmit lojtarë titullarë që nuk e ka braktisur janë ata vendas, duke filluar nga portieri Elvis Kotori e deri te sulmuesi veteran Klevis Dalipi.
Të tjerët janë larguar të gjithë. Nga mbrojtja janë larguar Nevil Dede, Endri Vrapi dhe Julian Brahja. Ndërkohë që në prag të largimit është dhe nigeriani Abraham. Në mesfushë nuk do të jënë Safet Osja, Erlind Tetova, Sukaj dhe Arlin Nora. Ndërsa sulmi do të jëtë pa Skerdi Bejzaden, Albert Kacin dhe Erion Rizvanollin.
Megjithatë për trajnerin maqedonas, Nikola Ilievski, që tashmë drejton Elbasanin afati i merkatos deri më 25 gusht, një ditë para fillimit zyrtar të Kampionati të 68-të Kombëtar të futbollit, është i mjaftushëm për të ringritur Elbasanin e ri.
Shorti i kampionatit e ka vënë Elbasanin përballë Tiranës, ku ballafaqimi i kampionit me fituesen e Kupës së Shqipërisë, do të pasojë një tjetër ballafaqim po kaq të rëndësishëm si ai Superkupës.