U-21 përgatitet kundër Sllovakisë

Ekipi Kombëtar U-21 do të grumbullohet më datën 7 gusht, ditën e hënë.
Formacioni i Artan Bushatit do të grumbullohet në Durrës. Ekipi "Shpresa" në datën 16 gusht 2006 do të luajë një ndeshje miqësore me Sllovakinë në Bratislavë.
Kjo është miqësorja e dytë për ekipin Kombëtar U-21 pas asaj të zhvilluar më 21 mars me Gjeorgjinë në "Selman Stërmasi", ku përfaqësuesja jonë fitoi 2-1.