Muca, tjeter leksion dinamovit ne Shkoder
Ia ka dale serish mbane. Dinamo dhe Shkelqim Muca i kane dhene goditje te forte Vllaznise dhe pretendimeve te saj, ne kupe. Kuqeblute, sikurse ndodhi edhe ne ndeshjen e kampionatit, u dorezuan para kampioneve ne fuqi. Goli i shpejte i Viorenin Sinanit, u pasua me dy gola te Dinamos. Ne fund te pjeses se pare, barazoi shifrat ne 1-1, i riu dinamovit, Fatjon Sefa. Ai eshte nje lojtar qe po shenon vazhdimisht gjate ndeshjeve te fundit. Dinamo luajti ne Shkoder si ne shtepine e saj, dhe ne pjesen e dyte, i njejti lojtar qe shenoi ne ndeshjen e kaluar te kampionatit, Plaku i dha nje goditje te radhes ekipit te tij. Nen drejtimin e trajnerit Shkelqim Muca, Dinamo shenoi fitoren e trete radhazi. Blute kryeqytetas me fitoren e fundit ne Shkoder, kane hedhur nje hap te sigurt drejt gjysmefinales. Dinamo, vetem gjashte pike larg Vllaznise qe kryeson kampionatin, synon qe te arrije kete jave maksimumin e pikeve.