E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneret e shprehen se edicioni ka nisur me i qete se kurre me pare

Transmetimi i ndeshje "live" zhduk dhunen ne fushe dhe ne stadiumet tona

Asnje incident nuk eshte shenuar ne gjashte javet e para te Superiores dhe ka pasur ndonje kontestim te vogel ne ndeshjet e dy kategorive te tjera, cka tregon se kampionati i ketij edicioni ka nisur i mbare, ne nje drejtim, ate te qetesise, cka e ben me te drejte dhe interesante garen sportive. Ne Superiore jane fshire madje edhe polemikat dhe per dhune nuk eshte folur deri tani nga asnje trajner. Keta te fundit, si dhe specialiste te ndryshem thone se nje nga faktoret kryesore qe ka cuar ne uljen e shfaqjes se dhunes ne stadiume, apo edhe ne fushat e lojes, gjate ketyre javeve, eshte paraqitja "live" e takimeve. Sidomos ato te Superiores transmetohen "live" ne televizion dhe me organizmin e fundit te kampionatit tone ka rene ndjeshem dhuna. Para fitores se Dinamos ne Lac trajneri Shkelqim Muca paralajmeroi se do te ishte me e lehte qe te luhej futboll i ndershem, ne nje fushe ku 90 minutat e lojes do te transmetoheshin "live" para publikut te gjere vendas. Ne kete rast prova filmike e ben me te pashmangshem denimin e cdo ekip qe shkelur rregullat e "fair-play'. Por edhe gjykimi ka luajtur nje rol te rendesishem ne keto jave, teksa ka qene ne lartesine e duhur dhe ka marre vleresimet e gjera te trajnereve. Surprize eshte normaliteti i vendosur ne ndeshjet e nje kategorie me poshte. Ne asnje nga stadiumet nuk jane shenuar akte dhune.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›