Elbasan,kapen 4 persona për drogë

Policia e Elbasanit ka zhvilluar një aksion anti-droge, duke ndaluar 4 persona, të cilëve iu sekuestrua 5 kg lëndë narkotike. Pas analizave të kryera, rezultoi se 4 kilogramë drogë janë të llojit heroinë, ndërsa 1 kilogram e llojit kokainë. Uniformat blu bëjnë me dije se emrat e shtetasve të arrestuar janë: Thanas Bebi, Gjergji Gjika, Bexhet Hidri dhe Mikel Dima. Droga është gjetur në një magazinë ne qytetin e Elbasanit, ndërsa shtetasi Bexhet Hidri e Mikel Dima u arrestuan në aksin Elbasan-Librazhd teksa po udhëtonin me makinë. Policia ka marrë në pyetje të arrestuarit dhe po vazhdon hetimet për destinacionin e drogës dhe zbulimin e emrave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rrjet