Elda Koçi pohon ndarjen me Redon Makashin, pas 20 vitesh lidhje
Dukej si e pamundur, por është e vërtetë. Javën e kaluar, Gazeta shqiptare publikoi lajmin e ndarjes së njërit prej çifteve më jetëgjatë si të dashuruar, Redon Maakshit dhe gazetares Elda Koçi. Arsyeja e ndarjes sipas gazetës ishte lidhja e re që kishte krijuar këngëtari me një vajzë tjetër. Por nuk ka vonuar Elda dhe në profilin e saj në facebook, ka reaguar kështu: Është shumë e vërtetë ndarja … këtë e kam deklaruar vetë, por skam thënë asnjë lloj arsye pse jam ndarë dhe se cili ishte shkaku … Këtë e dimë vetëm ne të dy… Prandaj nuk ekziston një e tretë apo një i tretë në ndarjen tonë, sepse për këtë arsye nuk do ishim ndarë tani…