E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Shëndetësia, qamet i zi per çdo shqiptar qe ka nevoje per te

TIRANE- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama reagoi në Tëitter pas deklaratave të kryeministrit Sali Berisha se, Shqipëria tashmë renditet ndër vendet e zhvilluara sa i përket treguesve që përbëjnë shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor të një vendi, duke përmendur vdekshmërinë foshnjore apo atë amtare apo vdekshmëria në tërësi e popullatës.

KM e di se vdekshmeria foshnjore ka qene historikisht e ulet, kurse shendetesia sot eshte qamet i zi per çdo shqiptar qe ka nevoje per te!- shkruan Rama në një mesazh postuar në Tëitter.

Kryeministri deklaratat e tij i bëri në mbledhjen e Task-Force për reformën në shëndetësi, ku ndër të tjera u tha se, ka më shumë se përgjysmim, qartësisht më tepër se përgjysmim të ryshfetit në shëndetësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›