E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eldora mohon ndjenjat ndaj Shpendit

Pasi përfundojnë së përgatituri mëngjesin, Eldora dhe Elona dalin në oborr dhe fillojnë të bisedojnë.

Ndër të tjera dy vajzat flasin për Shpendin. Eldora thotë “ti pse nuk e pranon se ne jemi vetëm shokë, miq shumë të mirë”. Elona i përgjigjet duke i thënë “po sepse veprimet tuaja tregojnë se nuk është vetëm kjo, ju keni ca ngacmime me lezet, ai të provokon për të ditur reagimin tënd, por edhe ti e ngacmon nga pak”. Eldora i thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe se ajo dhe Shpendi janë thjesht miq dhe asgjë më shumë.

Eldora i thotë se nëse do të vërtetojë këtë ajo mund të pyesë Shpendin sepse edhe ai të njëjtën gjë do të t’i thotë.

Elona i thotë se kjo është diçka që u përket atyre të dyve dhe të tjerët nuk kanë pse të diskutojnë për këtë. Edhe pse Eldora e mohon, Elona flet me bindje se midis saj dhe Shpendit ka më shumë se një miqësi. “Ngacmimet që Shpendi i bën me ty, nuk i bën me asnjë vajzë tjetër këtu brenda” i thotë Elona Eldorës, ndërsa Eldora i thotë me bindje se ajo e sheh Shpendin vetëm si shok. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›