Një “bombë” në ‘American Idol’

Në momentin kur u duk se gjërat në panelin e ‘American Idol‘ u qetësuan, një “bombë” sërish bie mbi këtë spektakël.
Producentët e kësaj gare për talentë të rinj duket se po mendojnë ta largojnë këngëtaren Mariah Carey e cila shërbeu si gjyqatre në këtë panel duke e zëvendësuar me kolegen e saj në muzikë, Jennifer Lopez.
Jennifer, edhe më parë kishte qenë pjesë e panelit dhe duket se ajo u ka lënë një shije të mirë producentëve të cilët duan ta kenë sërish në juri.
Thuhet se nuk do të jetë vetëm Mariah që do të zëvendësohet. Organizatorët janë në kërkim edhe të artistëve të mirë për të qenë në panel në vend të, Nicki Minaj dhe Keith Urban.
Edicioni i kaluar i ‘American Idol’ u shoqërua me sherre të shumta në mes të Mariah Carey dhe Nicki Minaj. Të dyja u përfshinë në konflikte të shumta madje edhe kërcënuar njëra tjetrën./Indeksonline/