Erion Xhafa: Do të jap kontributim tim te Lushnja

Mbrojtësi i Lushnjës, Erion Xhafa, pohoi se do të jepte kontributin e tij të cmuar në sigurimin e mbijetesës së skuadrës verdhjeshile në Kategorinë Superiore.
22-vjecari, i cili më parë ka luajtur edhe me Dinamon, Shkumbinin e Erzenin e Shijakut, tha se kishte eksperiencën e nevojshme dhe se ishte rritur si futbollist.
"E pres me emocion të madh sezonin, pasi do të përballem me futbollistët më të mirë të vendit", - tha mbrojtësi lushnjar për "Sport Ekspres".
Për ekipin e Artan Banos kanë nënshkruar edhe vëllezërit beratas Arbri.