E Shtunë, 31 Tetor 2026

Besa-Ethnikos Aknas në “Qemal Stafa”

Besa-Ethnikos Aknas, ndeshja e parë e turit të parë të Kupës Intertoto do të zhvillohet në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa", më 21 qershor (ora 20:30).
Qipriotët e Ethnikos Aknasit janë të njohur në Shqipëri pasi dy sezone më parë kanë luajtur kundër Partizanit po të turin e parë të Kupës Intertoto, duke i eliminuar të kuqtë: fituan 4-2 në Qipro dhe humbën 2-1 në "Selman Stërmasi".
Ekipi qipriot pritet të mbërrijë në Tiranë ditën e enjte.
Besa sezonin e kaluar në Kupën UEFA arriti të kalojë një tur, kur eliminoi serbët e Bezaninjës (2-2, 0-0), ndërkohë që në turin e dytë u shkatërruar nga Liteks i Lovecit: 0-3 në Durrës dhe po 3-0 në Bullgari.
Interesant është fakti, se Besa ka nënshkruar vetëm me vlonjatin Artan Sakaj, ndërkohë që janë larguar Amarildo Belisha dhe nigeriani Abdulla Ishaka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›