Vllaznia, Fushaj bën pazar në Amerikë

"Amerikanizohet" Vllaznia. Presidenti Valter Fushaj ka bërë Pazar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Porteri Afrim Lajci (192 cm, 26 vjec) dhe mesfushori Alkesandër Hanaxhari (178 cm, 20 vjec) janë dhe dy afrimet e fundit të Vllaznisë.
Lajci, një kosovar më banim në Amerikë ka luajtur më parë me St.Francis Couege të Divizionit të Parë në SHBA, ndërsa Hanxhari me Iona College të Ligës së Parë amerikane.
Dy ditë më parë, trajnerin Agim Canaj pati nën urdhrat e tij edhe shqiptaro-malazezët Vedad Dreshic (portier) dhe Leon Duka (mesfushor).
Për Vllazninë është bashkuar përfundimisht edhe Amarildo Belisha, i cili sezonet e fundit luajti për Besën e Kavajës. Vioresin Sinani, golashënuesi më i mirë i dy edicioneve të fundit në Superligë, ende nuk e ka filluar stërvitjen me kuqeblutë.