Pas gjoksit, operon mitrën?

Aktorja Angeline Jolie, e cila bëri të ditur se ka realizuar mastektomi të dyfishtë, siç quhet ndërhyrja e heqjes së të dy gjokseve, mësohet se aktorja hollivudiane tashmë po planifikon të heqë edhe mitrën e ovariet.
37-vjeçarja ka trashëguar nga prindërit e saj një gjen, i cili favorizon dukshëm mundësinë e krijimit të tumoreve.
Ajo vendosi të hiqte gjoksin pasi mjekët zbuluan se kishte 87% mundësi që të prekej nga kanceri i gjirit në të ardhmen.
Megjithatë, njëkohësisht, ky gjen rrit në 50% mundësinë që Jolie të preket nga tumori në qafën e mitrës ose ovarie gjatë jetës së saj.
Ishte pikërisht tumori i ovarieve, ai i cili i shkaktoi vdekjen nënës së Jolie, Marcheline Bertrand, pas tetë vitesh beteje me sëmundjen, në vitin 2007.
Nderkohe, mjekja që ka operuar Angelina Jolie ka zbuluar për mediat se aktorja iu kthye punës vetëm 4 ditë pas mastektomisë së dyfishtë. Doktoresha Kristi Funk, e cila operoi Jolie, tha se ajo po mendonte për filmin e saj të ardhshëm menjëherë pas operacionit.
“Katër ditë pas mastektomisë unë u kënaqa shumë që e pashë në humor të mirë dhe gati për punë. Angelina kishte mbuluar muret e shtëpisë me planet për projektin e saj të ardhshëm kinematografik si regjisore”, deklaroi Funk.
“Mendoj se rekuperimi pas operacionit ka të bëjë shumë edhe me pritshmëritë e pacientit. Angelina priste të ishte mirë dhe aktive e për këtë arsye gjithçka ka shkuar siç duhet”, shtoi Kristi Funk./Indeksonline/