Eleminatoret 2012 Greqia fiton ndaj Izraelit

Një gol në pjesën e dytë nga futbollisti me origjinë shqiptare, Sotiris Ninis, i ka dhënë Greqisë mundësinë të forcojë pozitat në krye të grupit F eleminator të Euro 2012, me fitoren 1-0 përballë Israelit. Mesfushori Ninis është treguar i saktë në goditjen e tij nga jashtë zone, duke vulosur suksesin helen ne kete ndeshje.
"Në mesin e lojës i thashë lojtarëve se duhet të mbanim fort mbrojtjen, por gjithashtu duhet të shikonim më tepër drejt sulmit," ka deklaruar tekniku portugez i Greqisë, Fernando Santos. Bëmë një punë shumë të mirë në 45 minutat e dyta dhe patëm shanse të shënonim përsëri".
Kryeson grupin e saj eleminator Greqia me 17 pikë në 7 ndeshje, e ndjekur nga Kroacia, që ka thyer në transfertë Maltën 1-3, duke u ngjitur në kuotën e 16 pikëve, mbetet i treti Izraeli me 13 pikë, por me 8 ndeshje të luajtura. E megjithatë, Izraeli ka ende shanse për tu kualifikuar në një turne të rëndësishëm, për herë të parë që nga kampionati i vitit 1970 në Meksikë.
Eno Skarço