E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lukashenko Do te lirohen te burgosurit politike

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko u zotua tju japë lirinë të gjithë aktivistët politike që mbahen në burg, duke nisur nga fillimi i tetorit si pjesë e një fushate për të riparuar marërdhëniet me Bashkimin Europian. Sipas një dokumenti të publikuar nga agjencia Reuters, Lukashenko duket se bëri lëvisjen e parë në këtë drejtim, duke falur katër persona që ishin dënuar për përfshirjen në protesta antiqeveritare dhjetorin e kaluar. 

Lirimi i katër të burgosurve politikë vjen vetëm disa ditë përpara se ministrant e jashtëm të BE-së të diskutojnë situatën n ëish-republikën sovjetike. Lukashenko qëndron në pushtet në Bjellorusi që në vitin 1994 dhe për shkak të shtypjes së dhunshme të protestave pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale, vendi I tij përballet me sanksione të BE-së dhe shteteve të Bashkuara.

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›