E Diel, 1 Nëntor 2026

Bisedimet Prishtine- Beograd serbet pranojne vulen doganore te Kosoves

Raundi i gjashtë i dialogut Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian u përmbyll në Bruksel me marrëveshjen për vulat doganore dhe regjistrat e kadastrës. Në deklaratën e dalë nga zyra e ndërmjetsit të dialogut, Robert Kuper, thuhet se palët ranë dakord të përdorimin “Doganat e Kosovës” si vula doganore dhe si rrjedhim i kësaj marrëveshje, embargoja e reciprocitetit do të hiqet.
“Ky është një hap i rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve rajonale dhe siguron lirinë e lëvizjes së mallrave në përputhje me standardet europiane”, theksohet në deklaratën e BE-së.

Përsa u takon regjistrave të kadastrës, palët ranë dakord të krijojnë një kadastër plotësisht të besueshme në Kosovë në mënyrë që të mbrohen të drejtat e njerëzve që pretendojnë pronat e tyre.

Në nisje të takimit në Bruksel, shefja e delegacionit të Kosovës në bisedime, Edita Tahiri ka thënë per AS se Serbia ka deshtuar me politiken e saj ndaj Kosoves.

“Kemi qenë konstruktiv. Pala tjetër ka dështuar. Vizita e kandelares Merkel ia bëri me dije qeverisë së Serbisë që janë disa kushte të qarta në raport me Kosovën që ndërlidhen me ardhmërinë e Serbisë në BE dhe veçmas me statusin e kandidatit e që ishin shumë të qartë që Serbia duhet të zhbëjë strukturat paralele para se të marrë këtë status dhe që në dialog të jetë kontruktiv”- tha Tahiri.

Nga ana e tij, perfaqesuesi i delegacionit serb, Bojko Stefanoviç, është shprehur optimist per kete raund bisedimesh.
“Nje çeshtje e re sot eshte propozimi i Prishtines per mundesine e pjesemarrjes ne Forumin Rajonal. Ne kemi ardhur me optimizem per t'u dhene rrugezgjidhje problemeve, sidomos per çeshtjen e Veriut te Kosoves. Situata aty tani eshte me e qete, e stabilizuar. Por njerezit jane te tensionuar aty dhe ne po perpiqemi ta qetesojme situaten. Pra, ne deshirojme te shikojme rezultatete pozitive. Puna jone eshte te bejme ç'eshte e mundur, qe nepermjet dialogut, t'i zgjidhim keto probleme, per te dale me rezultate pozitive sot”- tha Stefanoviç.

Gjithashtu, në takim është folur edhe për temat e nisura në takimet e mëparshme, si telekomunikimi, energjia dhe diplomat universitare. Palët janë fokusuar shkurtimisht edhe në temën e përfaqësimit të Kosovës në takimet dhe forumet ndërkombëtare. Raundi  I radhës do të thirret brenda këtij muaji.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›