E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndryshimet në SHISH, LSI kundër PD-së, Meta: Nuk u konsultua me NATO

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, deklaroi hapur se nuk do t’i votoje ndryshimet ne ligjin e Sherbimit Informativ Shteteror. Duke kundershtuar qendrimin e demokrateve, ai tha se konsultimet me NATO-n per kete projektligj nuk kane perfunduar dhe votimi i tij sot eshte i nxituar edhe per nje arsye tjeter , ate te dhenies se qendrimit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise per Kosoven.

• Seanca plenare, debate për ligjin e SHISH

"Ky është një projektligj shumë i rëndësishëm, sikurse shumë të rëndësishme janë marrëdhëniet e Shqipërisë me NATO-n. Ne jemi anëtarë të Aleancës dhe cdo rishikim i këtij ligji, qoftë dhe një presje, duhet bërë në konsultim të ngushtë me NATO-n. Në dijeninë time deri tani ky konsultim i ngushtë nuk ka përfunduar kështu që do të ishte mendoj e panevojshme që kjo cështje të diskutohet sot. Së dyti, të mos harrojmë se kjo është një ditë që gjithë bota, dhe gjithë partnerët i kanë sytë tek vendimi që do të japë GJND e cila do të risjellë në vëmendje të gjithë botës dhe njëherë tjetër cështjen e Kosovës, ndaj mendoj që diskutimi i këtij p/ligji sot është i nxituar", tha Meta.

Alsat Azhornuar së fundi ( e enjte , 22 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›