Elena Sadiku synon t’i kalojë Bajramajn e Asllanin

Prishtinë, 20 gusht - Elena Sadiku vlerëson lart dy futbollistet më të mira kosovare, Fatmire Bajramaj e Kosovare Asllani. Por, 16-vjeçarja Sadiku nuk dëshiron të bëhet si ato, synon që të ketë karrierë edhe më të suksesshme se reprezentuesja e Gjermanisë dhe ajo e Suedisë.
Elena Sadiku vlerësohet futbollistja më e talentuar në skuadrën e Malmos. Malmo i prin klasifikimit në kampionatin suedez Damallsvenskan, që vlerësohet kampionati më cilësor në Evropë për futbolliste. Sadiku në pranverë kishte debutuar me gol dhe asistim në kampionatin e Suedisë, ndërsa pret që shumë shpejt të firmosë kontratën e saj profesionale.
"Njoh si Fatmire Bajramajn ashtu edhe Kosovare Asllanin. Ato janë duke bërë karrierë shumë të suksesshme, por unë nuk jam si ato. Dua që të bëhem edhe më e mirë se Bajramaj e Asllani", ka thënë Sadiku të enjten për gazetën.
Sadiku luan sulmuese, ndërsa është njëra prej futbollisteve më të reja që ka debutuar në kampionatin e Suedisë. Ajo stërvitet rregullisht me skuadrën e parë të Malmos, por herë pas here luan edhe me U-18 të këtij klubi. Thotë se shënon shumë gola, vrapon shumë dhe është e fortë në duele.
"Bashkëlojtaret në klub më thonë se luaj si Wayne Rooney. Vrapoj dhe luftoj shumë, si ai. Po ashtu shënoi shumë gola. Në një ndeshje kam shënuar pesë gola, për vetëm 40 minuta. Nuk më pengon që më krahasojnë me Rooneyn, pasi bëhet fjalë për lojtarin më të mirë në Angli dhe ndër më të mirët në Evropë. Në skuadrën U-18 të Malmos jam lojtarja kryesore. Vitin e kaluar jam shpallur futbollistja më e mirë në një turne të madh ndërkombëtar që u zhvillua në Danimarkë", tregon Sadiku.
Ajo pret që në edicionin e saj të parë si seniore të fitojë titullin e kampionit. Malmo i prinë klasifikimit me 10 pikë më shumë se përcjellësi i parë.
"Drejtuesit e klubit më kanë thënë se shumë shpejt do të më ofrojnë kontratën e parë profesionale. Gjithnjë kam ëndërruar të bëhem lojtare profesioniste. Po ashtu synoj që të luajë për Përfaqësuesen A të Suedisë. Nëse vazhdoi të përparoi si tani, ftesa në përfaqësuese nuk do të vonoi shumë", është e bindur futbollistja kosovare.
Elena Sadiku ka lindur në Gjermani në një familje nga Lipjani. Nga viti 2001 jeton në Suedi. Karrierën në futboll e ka nisur në moshën 10-vjeçare në Akademinë e Malmos.
Sadiku është njëra nga dy futbollistet kosovare që luajnë në kampionatin e Suedisë. Për Linkopingun luan Kosovare Asllani (21). Sulmuesja Asllani kohë më parë u kthye në Linkoping nga skuadra amerikane, Chicago Red Stars. Të martën zhvilloi ndeshjen e parë kampionale pas rikthimit dhe shënoi dy gola. Ajo luan rregullisht për Përfaqësuesen e Suedisë dhe vlerësohet ndër lojtaret më të mira të këtij vendi.
Fatmire Bajramaj luan për Gjermaninë. 22-vjeçarja ka fituar titullin e botës, të Evropës dhe medaljen e bronztë olimpike me Gjermaninë. Në nivel të klubeve ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm.