E Diel, 1 Nëntor 2026

Elezaj dhe Fisheku kerkojne lirine ne Gjykaten e Larte

TIRAN- Dy biznesmenet e arrestuar 30 dite me pare se bashku me 11 persona te tjere te akuzuar per skandalin e naftes Vergine kerkojne lirimin nga burgu. Hajri Elezaj dhe Iliaz Vladimir Fisheku i jane drejtuar Gjykates se Larte duke kerkuar lirine.

Lajmi konfirmohet nga burimet zyrtare te institucionit te akuzes dhe Gjykates se Larte ku kancelaria e kesaj te fundit ka regjistruar rekursin me date 7 prill 2011 te perpiluar nga avokatet mbrojtes dhe dy biznesmenet qe ndodhen ne qeli nen masen e sigurise arrest me burg.

Elezaj
Sipas ketyre te dhenave biznesmeni Elezaj kerkon lirimin nga qelia me pretendimin se nuk eshte ne gjendje te mire shendetesore pasi prej dates 12 mars ndodhet i shtruar ne ambientet spitalore duke marr mjekime per zemren dhe tensionin e larte te gjakut.

I kerkojme Gjykates se Larte te shfuqizoj vendimin e vleftesimit te ligjshem te arrestit dhe caktimin e mases se sigurise arrest me burg te dhene nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane me 11 mars 2011 ne mungese ndaj shtetasit Hajri Elezaj. Vendimi ky i verifikuar prane kesaj Gjykate me 14 mars 2011 dhe i lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Apelit disa dite me pas.

Kerkojme shfuqizimin e ketij vendimi dhe caktimin e nje mase me te bute sigurie per shkak se mbajtja ne izolim nen masen e sigurise arrest me burg i mohon te drejten e kryerjes se mjekimit te specializuar per shkak se gjendja e tij shendetesore eshte renduar qe pas arrestimit.

Qe nga data 12 mars Elezaj ndodhet i shtruar ne spital per shkak te gjendjes jo te mire shendetesore pasi vuan nga zemra dhe tensioni i larte -thuhet nder te tjera ne kerkesen e dorezuar prane Gjykates se Larte nga avokati mbrojtes i biznesmenit Elezaj.

Fisheku

Gjithashtu prane kesaj Gjykate eshte depozituar edhe rekursi i avokatit mbrojtes te biznesmenit Iliaz Fisheku i cili kerkon shfuqizimin e vendimit te gjyqtares Blerina Muca. Me 11 mars 2011 kjo gjyqtare vendosi edhe ndaj tij masen e sigurise arrest me burg.

Sipas rekursit i dyshuari Fisheku pretendon se nuk ka lidhje me tregtine e mbetjes se naftes Vergine te kryer nga kompania Euroil. Shoqeria Euroil ka marr me qira ambientet e shoqerise Fisheku sh.a. qe ndodhen ne Fier dhe Golem te Durresit. Keto ambiente magazina depozituese jane perdorur nga shoqeria Euroil sh.a. mbi bazen e kontrates se qeras se dhene nga shoqeria e drejtuar nga biznesmeni Lad Fisheku.

Ky i fundit nuk ka te bej fare me tregtimin e saj thuhet nder te tjera ne pretendimet e mbrojtjes te parashtruara ne rekursin e depozituar ne Gjykaten e Larte. Kjo e fundit pritet te caktoj fillimisht treshen gjykuese qe do te shqyrtoj keto dy kerkesa penale dhe me pas tre gjyqtaret e zgjedhur me short te caktojne nje date me te afert per shqyrtimin e tyre ne seance gjyqesore.

Akuzat
Sipas prokurorise nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjate periudhes 2007- 2009 sasi te konsiderueshme te nenproduktit te naftes bruto te perpunuar dhe te njohur si Vergine eshte hedhur ne tregun vendas duke shkaktuar deme te konsiderueshme konsumatoreve te ndryshem te karburanteve.

Nafta Vergine eshte hedhur ne treg nga kompania Euroil sh.a administrator i se ciles ishte Hajri Elezaj i cili kishte bashkepunuar me kompanine Fisheku sh.a me ortak dhe administrator shtetasin Iliaz Fisheku. Nafta Vergine shitej brenda vendit ndersa ajo ne dokumentacion pasqyrohej sikur ishte eksportuar per jashte territorit shqiptar per perpunim te metejshem.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›