E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 9-vjecarit gjendet nje arke me granata

GRAMSH - Policia gjeti nje arke me granata ne kasollen ku humbi jeten 9-vjecari Eri Nesiti. Mesohet se arka e fshehur ne pjesen e poshtme te kashtes terhoqi vemendjen e femijes qe nxori nga aty nje granate dhe i terhoqi siguresen pa e ditur cfare kishte. 9-vjecari u vra nga shperthimi nderkohe qe vellai i tij shpetoi dhe sipas mjekeve eshte jashte rrezikut per jeten. Nese do te kishte shperthyer arka atehere as femija tjeter as e ema e tyre nuk do te ishin gjalle.


Nje dite me pare eshte percjelle per ne banesen e fundit femija 9 vjec. Banoret e fshatit moren pjese ne varrim. Nga Greqia mberriti disa ore pas tragjedise babai i tyre qe punonte si emigrant ne Greqi. Banoret thone te shqetesuar se municionet po marrin jete femijesh. Ata kerkuan nderhyrjen e shtetit per pastrimin e te gjithe zones nga municionet. Banoret kujtojne nje tjeter viktime te predhave ne kete territor. Nje 17-vjecar humbi jeten nga shperthimi i nje predhe dhe nje tjeter i ri u plagos dy vjet me pare teksa po tentonin te prisnin predhen per ta shitur me pas per skrap.



Kryeplaku Te pastrohet zona nga municionet
Sadush Brahimi kryeplaku i fshatit Shemrize i bene apel shtetit te nderhyje per te pastruar nepermjet specialisteve ushtarake te gjithe zonen. Ai thote se ndersa bejne dru ne pyll ne ara dhe ne vende te tjera ne te gjithe territorin gjenden te shperndara granata predha e fisheke qe mund te behen shkak per viktima te tjera ne kete zone. Brahimi gjithashtu i ben apel te gjithe banoreve qe nese kane armatime ti dorezojne ato pasi ne te kundert do te behen shkak per viktima te tjera ne kete fshat. I bej thirrje shtetit Ministrise se Mbrojtjes dhe te gjitha strukturave te tjera te nderhyjne per te pastruar te gjithe territorin nga municionet e vjetra. Kemi humbur nje femije te pafajshem nje te ri dy vjet me pare nuk duhet te kete viktima te tjera nga keto municione qe gjenden te shperndara gjithandej. Ju bej apel edhe banoreve te sinjalizojne apo te dorezojne municione apo arme. 14 vjet pas 97-s po vuajme ende pasojat.

Femija 9-vjecar Eri Nesiti humbi jeten nje dite me pare ndersa po luante me vellane ne kasollen e barit. Sipas ndertimit te ngjarjes nga policia ai gjeti nje granate e cila i shpertheu ne dore dhe si pasoje gjeti vdekjen e menjehershme i gjymtuar totalisht. Per fat te mire vellai i tij 6-vjecar eshte jashte rrezikut per jeten.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›