Fushata partite ndajne zonat e influences

TIRAN- Me 8 maj shqiptaret do te votojne per te zgjedhur kreret e qeverisjes vendore por keto zgjedhje kane nje peshe shume te madhe se kaq. Kjo sfide politike zhvillohet pas pothuajse dy vitesh krize midis paleve dhe rezultati i tyre lokal do te ndikoje ndjeshem ne nivel kombetar.
Per socialistet keto zgjedhje jane nje referendum politik ndersa demokratet i cilesojne si zgjedhje per qytetarin. Pavaresisht kesaj kjo e fundit eshte e angazhuar me te gjitha burimet njerezore qe disponon ne sherbim te 8 majit.
Vete kryeministri Berisha ka nisur prej kohesh prezantimin e kandidateve ne te gjithe Shqiperine. Ne bashkite kryesore kryetari i Partise Demokratike u prezanton te pranishme kandidatin e tyre. Rendesia e ketyre zgjedhjeve ka sjelle dhe fokusimin me te madh per partine me te madhe ne mazhorance.
Ndryshe nga heret e tjera ku kandidatet per kryetar bashkie i prezantonte lideri i selise blu kete here ky i fundit eshte i fokusuar ne zonat te cilat njihen si te majta. Fokusi i tij eshte nga bashkite e Shqiperise se mesme deri ne jug te vendit. Ndersa ne zonat e tjera eshte nenkryetarja e Partise Demokratike Jozefina Topalli njeheresh kryetare e Parlamenti qe po zyrtarizon kandidaturat.
Ditet e fundit ajo ishte ne Fushe - Kruje dhe Puke per prezantimin e kandidateve te Partise Demokratike. Ne sherbim te ketyre zgjedhjeve jane vene dhe deputetet e grupit parlamentar Demokrat te cilet po prezantojne kandidatet e tyre ne komunat apo bashkite e vogla.
Nderkohe sekretari i Pergjithshem i PD-se Ridvan Bode do te prezantoje kandidatet e bashkive ne jug-lindje te Shqiperise.
Nga ana tjeter koalicioni Aleanca per te Ardhmen ka nisur prezantimin e kandidateve ne bashkite kryesore dhe komunat. Me i angazhuar ne kete fushate elektorale eshte kryetari i Partise Socialiste Edi Rama. Ne keto dite te para te numerimit mbrapsht deri ne zgjedhjet e 8 majit kreu i opozites shqiptare eshte pare te jete angazhuar ne kryeqytet dhe ne rrethe njeheresh.
Prej disa ditesh kryesocialisti po prezanton kandidatet e njesive bashkie ne kryeqytet veprimtari e cila kryhet gjate paradites. Ne oret e pasdites ai udheton drejt bashkive te medha per te prezantuar perfaqesuesit e tyre ne keto zgjedhje.
Nese ne krahun e djathte prezantimi i kandidateve per bashkite e medha eshte e ndare sipas nje grafiku ne krahun e majte nuk ndodh nje gje e tille. Ne mbledhjen e zhvilluar perpara nisjes se fushates me kandidatet kreu i PS-se i ka njoftuar ato per oraret dhe datat e prezantimeve qe do te ndiqet nga ana e tij per prezantimin e tyre.
Ndersa kandidatet per komunat apo ndonje bashkie te vogel jane duke u prezantuar nga deputetet e qarqeve.
Socialistet kane fokusuar vemendjen e tyre jo vetem ne bashkite kryesore per te cilat po kujdeset edhe vete kryesocialisti por edhe komunat ne te gjithe vendin. Deputete dhe drejtues te cdo qarku ne koordinim me shtabin e ngritur ne seline roze jane duke u kujdesur per cdo levizje ne menyre qe gjithcka te shkoje sic duhet.
Krahas fushates zyrtare te Partise Socialiste ne rrethe jane duke mbajtur kontakt te vazhdueshem me seline roze ne kryeqytet per cdo detaj rreth organizimit te tyre apo problemet qe hasen.