E Diel, 1 Nëntor 2026

“Miratoni tre ligjet, pas 23 qershorit, drejt BE-së”

30-05-2013 / Gazeta 55

Ish - ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini

Ish - ministri i Jashtëm Italian, Franko Fratini në një prononcim për mediat komentoi situatën parazgjedhore, duke u shprehur se cila do parti që të fitojë, duhet të vijoi rrugën për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. “Unë jam një mik i përhershëm i Shqipërisë dhe uroj që rezultati i zgjedhjeve të jetë rezultat pro europian. Kushdo që të firtoj zgjedhjet, duhet të vijoi të përforcoi rrugën drejt Bashkimit Europian. Shqipëria nuk ka alternativë tjetër vetëm të jetë anëtare e Bashkimit Europian", tha Frattini. I pyetur për miratimin e tre ligjeve të kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit të vendit kandidat, Frattini shprehet se do ishte në të mirë të vendit që këto ligje  të miratoheshin përpara zgjedhjeve. "Bashkimi Europian ka dhënë sugjerime dhe janë tre ligje që duhet të votohen. Unë uroj që përpara zgjedhjeve, Parlamenti Shqiptar të mblidhet dhe të votoj tre ligjet. Ky do të ishte një sinjal i mirë për Bashkimin Europian", vijoi ai. Këto deklarata, politikani italian i bëri gjatë punimeve të konferencës rajonale të zhvilluar në Tiranë për "Sfidat e sigurisë në Adriatik dhe Jon”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›