Reagimi/Rama ndërsen Gjinushin dhe Petro Koçin të sulmojnë misionin e OSBE-së

Bolsheviku i opozitës, Skënder Gjinushi, i cili prej vitesh s’flet dot pa lejen e Edi Ramës, u shfaq dje me gjuhën e stalinistit të fundit të politikës, duke mallkuar bashkë me Petro Koçin misionin e OSBE-së në Tiranë, të cilët s’po ua dhurojnë dot pushtetin në tavolinë. Skënder Gjinushi është i prerë: një KQZ me 4 anëtarë, cënon ligjshmërinë e zgjedhjeve. Gjinushi i quan deklaratat e ambasadorit të OSBE-së Vollfarth prej “hallvaxhiu”. “Absolutisht zgjedhjet janë të paligjshme përsa kohë merret vendime me katër anëtarë. Misioni i OSBE-së në Tiranë është palë me manipulimin e zgjedhjeve, ambasadori Volfarth del hapur del në krah të qeverisë dhe shkelje të ligjit, ai është garant i shkeljes së ligjit”, deklaroi Gjinushi. Ndërsa Petro Koçi e quan ambasadorin e OSBE-së në një zëdhënës i qeverisë. Për këtë, kreu i Partisë Socialdemokrate Gjinushi dhe Petro Koçi, kërkon një ndërhyrje më të fortë nga ndërkombëtarët, ndërsa kritikojne edhe më ashpër zyrën e OSBE në Tiranë. Ndërkohë kryetari i PSD-së Gjinushi, një parti e koalicionit të majtë opozitar, është recidiv në sulmet e drejtpërdrejtë të faktorit ndërkombëtar dhe ka shprehur disa herë qëndrime të forta ndaj ndërkombëtarëve duke akuzuar për afera. Janë të largëta akuzat e ashpra të Skënder Gjinushit kundërt misionit të OSBE-ODHIR se “po punojnë me Saliun”. Ky fosile e komunizmit fanatik, i pareformuar me principet e demokracisë sulmon një herë Bashkimin Europian e herë tjetër misionin e OSBE për interesa të ngushta politike të opozitës së kryesuar prej Edi Ramës. Mos marrja e Statusit Kandidat derisa të plotësohen tre kushtet e Bashkimit Europian, duke nxjerrë në pah rolin jo bashkëpunues të opozitës për integrimin, çka do të reflektohen në votën ndëshkuese për partitë euroskeptike. Skënder Gjinushi, ish-ministri i fundit i Arsimit Komunist s’ka lenë gjë pa bërë kundër pluralizmit dhe demokracisë gjenden sot përkrah Edi Ramës në pengimin e anëtarësimit të Shqipërinë në BE.