E Diel, 1 Nëntor 2026

Italianja: Djali shqiptar më bëri vajzë për shtëpi, por është shumë xheloz

vajza—-Nga Dorina Bilbili—-

Tiranë- Në vrullin e ritmit të shoqërisë së sotme, kur teknologjia po zëvendëson kontaktin me miqtë humanë, njerëzit gjithnjë e me shumë shfaqin jetën, mendimet dhe gjerat që i shqetësojnë në rrjete sociale e portale të tilla si Lettere al direttore, që mbledh kënvështrimin tënd të të parit të gjërave.

Mes qindra e mijëra historive, zhgënjimeve, gëzimeve është edhe ajo e një 15-vjeccareje italiane, e cila rrëfen se ka rënë në dashuri me një djalë shqiptar, por se ndihet tepër e izoluar nga mentaliteti i tij.

Duke kërkuar opinionin e miqve online vajza thotë se përpos faktit se shqiptari e kishte larguar nga mania për ti ndërruar apo për të patur disa partnerë njëkohësisht, ajo hallakatja verore ishte shndërruar në një dashuri të fortë aq sa vajza nuk dëgjon më as këshillat e familjarëve e prindërve.

Ciao, janë e dashuruar marrëzisht me një djalë shqiptar…Kemi 5 muaj së bashku, unë jam 15 vjeç dhe ai 21, u takuam këtë verë dhe unë kisha menduar se kjo ishte një “hallakatje verore, sepse nuk janë selektivenë fund të verës, ne kuptuam që nuk mund të qëndrojmë pa njëri-tjetrin dhe distanca na solli së bashku edhe më shumë.

Unë e dua atë aq shumë dhe ai më ndryshoi tërësisht. Sepse më parë isha një vajzë që rrinte me të gjithë, me njerëz e vende që nuk ishin të përshtatshme për moshën time. Ai më bëri të kuptoj se çfarë do të thotë dashuria e vërtetë dhe unë jam shumë e lumtur me të dhe e lumtur që jetojmë një histori serioze,-shkruan vajza në rrëfimin e saj.

Por sipas saj problemi është diccka tjetër: Unë nuk mund të bëj asgjë që për atë nuk është e mirë, në kuptimin që unë e kam të ndaluar për të folur me çdo djalë, me  prindërit e mi dhe adoleshentët që njoh. Për të dalë nga shtëpia, mua më duhet të marr lejen e tij, me pak fjalë, është vetëm xhelozpor unë ende e shoh si më parë, edhe pse ‘ndryshimi’ im ndodhi kur unë isha tashmë në Itali…Problemi është se ai nuk më beson muanjë marrëdhënie e tillë është shumë e keqe dhe bëhet e pamundur. Unë kam humbur shumë prej miqve dhe njerëzve që ishin me të vërtetë të rëndësishëm për mua….

Vajza thotë se prindërit e saj nuk e miratojnë këtë dashuri, si edhe shumë njerëz të tjerë.

Gjithmonë përpiqet të më ofendojë mua, por unë kam miq, të cilët janë në anën time…Unë jam mbyllur shumë dhe e kam vënë re vetëm tani. Fillimisht mendova se ishte gjëja e drejtë për të bërë pasi kisha parasysh sjelljen time vitin e kaluarMe pak fjalë ne e duam njëri-tjetrin shumë dhe nuk duam të largohemi… të paktën kështu më thotë zemra ime, por unë pyes veten nëse në disa raste është më mirë për të dëgjuar mende?… Për të shmangur humbjen e tij bëja çdo gjë që ai më kërkonte mua dhe jam shumë e mirë në shkollë, por ai ende nuk më beson. Ndoshta unë jam e keqja në të gjithë këtë, por ai nuk është një person i keq, mua smë intereson mendimi i të tjerëve…edhe në qoftë se dhemb për të dëgjuar ato fjalime…Ne e duam njëri-tjetrin dhe unë e di se është një gjë serioze…Unë vetëm ndjehem shumë e vetmuar dhe kam nevojë për dikë që të më japë këshilla,- e mbyll rrëfimin e saj adoleshentja italiane, duke kërkuar të dijë nëse të tjerë si ajo kanë patur pervoja të ngjashme me një shqiptar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›